Lidhje

KQZ: Zgjedhjet në Shijak të vlefshme


Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot poshtë kërkesën e Partisë socialiste për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e zhvilluara në Shijak një javë më parë.

Vendimi i komisionit u morr me shumicë votash, të 5 nga 9 anëtart e tij që përfaqësojnë të djathtën. Ata nuk morrën parasysh pretendimet e socialistëve për parregullsi gjatë procesit meqenëse në dokumenta mungonin dy vulat siç parashikohet në kod apo dhe faktin se në një pjesë të komisioneve të qendrave të votimit kishte qenë e pranishme vetem pakica e anëtarëve.

Zgjedhjet në Shijak u shoqëruan me probleme të shumta. Kandidati socialist u tËrhoq nga gara ndërsa procesi i votimit kishte disa orë që kishte nisur e po ashtu edhe përfaqësuesit e së majtës në komisione u larguan. Megjithatë kandidati i së djathtës u shpall fitues duke marrë në përfundim 91 përqind të votave.

XS
SM
MD
LG