Lidhje

Mosmarrëveshje Uashington-Phenian mbi një llogari bankare


Zyrtarët amerikanë dhe koreano-veriorë nuk po bien dakord se si ta trajtojnë çështjen e një fondi koreano-verior prej miliona dollarësh, të bllokuar në një bankë në Macao. Problemi ka dalë në skenë ndërsa pjesëtarët e bisedimeve gjashtë palëshe bërthamore po përgatiten të rifillojnë negociatat të hënën në Pekin.

Kryenegociatori i Phenianit tha se vendi i tij nuk do ta mbyllë objektin e tij kryesor bërthamor derisa Shtetet e Bashkuara të zhbllokojnë fondet.

Por një zyrtar i lartë amerikan i Thesarit tha se zhbllokimi i fondeve nga banka Delta Asia varet nga autoritetet e Macaos dhe jo nga Shtetet e Bashkuara. Daniel Glaser i Departamentit të Thesarit zhvilloi sot në Macao bisedime rreth kësaj çështjeje.

Kryenegociatori amerikan për çështjen bërthamore, Christopher Hill u tha sot gazetarëve në Pekin se bllokimi i fondeve nuk do të ketë ndonjë ndikim në negociata. Ai tha gjitashtu se besonte se problemi i fondeve do të zgjidhet së shpejti.

Macao ngriu rreth 24 milion dollarë pasuri të Koresë së Veriut, pasi Washingtoi vuri kufizime ndaj bankës Delta Asia në vitin 2005, duke e akuzuar për pastrim parash të nxjerra nga veprime të paligjshme të Phenianit. //ad//

XS
SM
MD
LG