Lidhje

Mali i Zi hedh hapin e parë drejt anëtarësimit në BE


Mali i Zi hodhi hapin e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa zyrtarë malazezë e të BE-së nënshkruan paraprakisht një marrëveshje stabilizimi.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Podgoricë nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për çështjet e zgjerimit, Oli Ren dhe kryeministri i Malit të Zi, Zelko Sturanoviç. Marrëveshja i kërkon Malit të Zi të respektojë parimet e Bashkimit Ervropian. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes pritet muajt e ardhsëm, pasi ajo të miratohet nga të 27 vendet e Bashkimit dhe nga Komisioni Evropian.

Ceremonia e sotme zhvillohet 10 muaj pas referendumit historik ku votuesit malazezë shpallën pavarësinë nga Serbia. Mali i Zi është vendi i tretë i ish federatës jugosllave që arrin një marrëveshje stabilizimi me bllokun tregtar evropian. Dy vendet e tjera janë Kroacia dhe Maqedonia, që e nënshkruan marrëveshjen në vitin 2001.//lk

XS
SM
MD
LG