Lidhje

Dënohet me 12 vjet burgim ish-komandanti i AKSH-së


Zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë, bënë të ditur sot se një shqiptar i Kosovës është dënuar me 12 vjet heqje lirie nën akuzën për terrorizëm.

Sipas autoriteteve, Xhavit Morina, qytetar i Kosovës, ishte komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare, e cila, siç thuhet në komunikatë, ka vepruar në Kosovë dhe Maqedoni. Sipas akuzës, më 25 mars të vitit 2002, ai udhëhiqte një grup pjesëtarësh të kësaj armate në një sulm në afërsi të fshatit Reçicë e Vogël të komunës së Tetovës në Maqedoni.

Nga ky sulm humbën jetën tre persona, mes të cilëve dy civilë dhe një pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare. Ai pastaj ishte arratisur në Kosovë, ku në maj të vitit 2003 u arrestua nga trupat paqëruajtëse të NATO-s.//lk

XS
SM
MD
LG