Autoritetet në Prishtinë shprehën përsëri bindjen se procesi aktual politik i drejtuar nga krye-negociatori ndërkombëtar, Martti Ahtisaari, çon drejt pavarësisë së Kosovës.
Komentet e tyre pasuan protestën e djeshme të organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, e cila kaloi e qetë me gjithë shqetësimet për shkak të demonstratës së fundit që u zhvillua më 10 shkurt duke lënë pas vetes dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. //az//