Lidhje

Vienë: Pritet që Prishtina dhe Beogradi t'u japin fund konsultimeve


Në debatet për rrugët dhe mënyrën e zbatimit të vendimit të ardhshëm për statusin e Kosovës, të premten në Vjenë pritet që delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit t'i japin fund serisë së konsultimeve rreth propozimit të kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Këto konsultime që filluan më 21 shkurt, nuk kanë shënuar ndonjë përparim në qendrimet tërësisht të kundërta ndërmjet Beogradit që kërkon ruajtjen e sovranitetit mbi Kosovën dhe Prishtinës, e cila kërkon pavarësi të plotë.

Autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare në Kosovë po bëjnë thirrje për durim dhe ruajtje të qetësisë në këtë periudhë të zhvillimeve vendimtare për të ardhmen e Kosovës. //az//

XS
SM
MD
LG