Lidhje

Serbi: Bisedime të dy partive reformiste për qeverinë e re


Dy partitë kryesore reformiste të Serbisë zhvilluan bisedime mbi formimin e qeverisë së re, me synimin për t’i dhënë fund krizës së krijuar lidhur me personin që do të bëhet kryeministri i ri i vendit.

Partia Demokratike e Presidentit Boris Tadiç dhe Partia Demokratike konservatore e Serbisë e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, që po largohet nga ky post, ranë dakord të bashkëpunojnë për hir të integrimit të vendit në Evropë. Dy partitë ranë njëzëri dakord të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Atyre u mbetet të bien dakord edhe mbi çështjen se kush do ta udhëheqë qeverinë e re të vendit.

Zoti Koshtunica, i cili udhëheq qeverinë kalimtare, këmbëngul që ta marrë ai këtë detyrë. Por këtë post e kërkon Partia Demokratike, më liberale, për kandidatin e saj, ekonomistin e arsimuar në Perëndim, Bozidar Djeliç. //ze//

XS
SM
MD
LG