Një gjykatë greke dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e një emigranti shqiptar dhe dha dënime të ndryshme për bashkëpunëtorët e tij përfshirë edhe të atin. Lajmi u njoftua sot nga burimet zyrtare greke që i referohen një vendimi të Gjykatës së Ishullit të Kretës.
Sipas njoftimeve greke personat u gjetën fajtorë për akuzat e vrasjes me qëllim, bashkëpunimin në vrasje , armëmbajtje pa leje dhe dhunim të shtëpisë se familjes shqiptare.
Vrasja e 17 vjeçarit shqiptar Edison Jahaj ndodhur ne ishullin e Kretes mëngjesin e1 Janarit të vitit 2006 kishte ngjallur atëherë reagime të forta veçanerisht tek komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi.
I riu shqiptar ishte qëlluar per vdekje vetëm se mbante veshur një bluzë me flamurin kombëtar shqiptar. Shoqatat e emigranteve shqiptarë kishin dënuar ashpër sulmin racist dhe përmes disa protestave në Ishull kishin kërkuar dënimin e ashpër të autorëve. //kk//