Në Irak, kryengritësit sulmuan një bazë luftarake amerikane duke vrarë dy ushtarë dhe plagosur 17 të tjerë. Ushtria amerikane tha se sulmi i koordinuar filloi kur një person kreu një shpërthim vetvrasës me makinë bombë pranë kësaj baze në veri të Bagdatit.
Ndërkohë, sot një seri shpërthimesh në Bagdat dhe në zona të tjera të Irakut shkaktuan vdekjen e të paktën 16 vetëve. Policia tha se pesë persona humbën jetën nga shpërthimi në një autobus që po udhëtonte për në lagjen kryesisht shiite Karrada të Bagdatit.
Nga shpërthimet në anë të rrugës në një tjetër lagje shiite vranë të paktën 6 vetë. Jashtë kryeqytetit, shpërthimi një makine bombë shkaktoi vdekjen e 4 personave në qytetin Duluyah ndërsa një tjetër makinë-bombë vrau një person në Mahmudiyah. //kk//