Lidhje

Bllokohet shpërndarja e fletëvotimeve në Shkodër


Është bllokuar në mesditë procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit në të 88 qendrat e votimit të bashkisë së qytetit të Shkodrës.

Shkak është bërë rregjistri i lëshimit të certifikatave nga ana e gjendjes civile, i cili duhet të shpërndahet në të gjitha qendrat e votimit. Por sot në mesditë, gjendja civile e Bashkisë së Shkodrës ka dorëzuar, pranë komisionit të Bashkisë së Shkodrës, vetëm një kopje të fotokopjuar të këtij rregjistri.

Ky rregjistër, sipas komisionerëve duhet fotokopjuar në 88 kopje, një proces praktikisht i pamundur për t'u realizuar para votimeve, me nje kosto prej rreth 250 mijë lekesh, që nuk mund të përballohet nga komisioni zgjedhor i kësaj bashkie. Komisioni zgjedhor i Bashkisë së Shkodrës komunikoi në mesditë me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe njoftohet se ka filluar shumëfishimi i rregjistrit dhe pritet të fillojë edhe shpërndarja e fleteve te votimit.

Rregjistri pritet të sjellë probleme edhe gjatë votimit për shkak të pamundësisë kohore që komisionerët të ballafaqojnë çdo çertifikatatë të votuesve, me më shumë se 600 faqet e këtij rregjistri.

XS
SM
MD
LG