Lidhje

Dyshim ndaj lajmeve për plagosjen e udhëheqësit të Al-Kaidës në Irak


Ushtria amerikane po shpreh dyshime ndaj njoftimeve, sipas të cilave udhëheqësi i Al-Kaidës në Irak, Abu Ajub al-Masri, është plagosur në përleshje me trupat qeveritare.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Bagdad thonë se nuk ka të dhëna që të provojnë vërtetësinë e njoftimeve. Grupi militant Shteti Islamik i Irakut, i cili është i lidhur me al-Kaidën, mohoi në një faqe islamike interneti se al-Masri ishte plagosur. Grupi thoshte se pretendime të tilla ishin propagandë. Al-Masri, i njohur gjithashtu si Abu Hamza al-Muhaxher, është egjiptian. Ai u vu në krye të Al-Kaidës në Irak vitin e kaluar, pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të grupit, Abu Musab al-Zarkaui.

Ndërkohë, forcat irakiane, amerikane dhe britanike po i vazhdojnë operacionet e sigurisë në Bagdad dhe në qytetin jugor të Basrës, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës sektare dhe kryengritëse.//lk

XS
SM
MD
LG