Lidhje

Bisedimet Prishtinë-Beograd mbi statusin e Kosovës shtyhen për më 21 shkurt


Zyra e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, njoftoi sot se biseidmet për statusin e Kosovës do të shtyhen deri më 21 shkurt. Njoftimin e dha zëvendësi i zotit Ahtisari, Albert Rohan, i cili ishte sot për vizitë në Prishtinë.

Serbia kishte kërkuar shtyrjen e bisedimeve deri në mbledhjen e parlamentit të ri.

Zoti Ahtisari kërkoi edhe një raund të ri bisedimesh para se t’ia paraqesë propozimin për statusin Këshillit të Sigurimit. Megjithatë në një intervistë për gazetën franceze lë Mond ai shprehet se nuk beson se palët mund të bien dakort për zgjidhjen.

Propozimi i zotit Ahtisari është interpretuar si në Prishtinë edhe në Beograd si një pavarësi e mbikqyrur për Kosovën.

Rusia përsërit qëndrimin e saj kundër pavarësisë për Kosovën

Ndërkohë Rusia paralajmëroi përsëri sot kundër pavarësisë për Kosovën duke thënë se një gjë e tillë do të nxiste lëvizje të tjera separatiste në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Ivanov tha në Spanjë gjatë një takimi të Natos se pavarësiua do të nxiste një reaksion zinxhir dhe do të ishte sipas fjalëve të tij, “hapje e kutisë së Pandorës”.

Po sot ministria e jashtme e Rusisë vinte në dukje përmes një deklarate se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të vazhdojë pa caktuar afate artificiale dhe duke patur parasysh realitetet e brendshme politike në Serbi. //ze//

XS
SM
MD
LG