Presidenti i Sebisë, Boris Tadiç, po vazhdon bisedimet mbi formimin e një qeveria të re pas zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit.
Presidenti Tadiç u takua sot me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Serbisë dhe të Partisë G17 Plus, që është një prej anëtarëve të koalicionit të tij. Nën-presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë, Dragan Joçiç, u tha gazetarëve pas takimit se partitë duhet të krijojnë një platformë të përbashkët mbi Kosovën, para se ato të formojnë një qeveri.
Partia Demokratike e moderuar e presidentit Tadiç fitoi më shumë mbështetje brenda bllokut pro-demokracisë, por Partia Radikale serbe Ultra-Nacionaliste fitoi më shumë vende në parlament. Zoti Tadiç u takua dje me radikalët dhe demokratët reformistë.//lk