Në Liban, përkrahësit e qeverisë dhe të opozitës u përleshën në kryeqytetin Bejrut, duke shkaktuar të paktën dy të vrarë dhe 20 të plagosur.
Ushtria libaneze deklaroi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në përpjekje për t’i dhënë fund përleshjeve që shpërthyen pranë Universitetit Arab të Beirutit. Udhëheqësi Hezbollah Hassan Nasrallah i bëri thirrje pasuesve të tij t’i binden urdhërit të qverisë.
Luftimet filluan brenda në universitet dhe shumë shpejt u përhapën nëpër rrugët e lagjeve fqinje. Përkrahësit e qeverisë pro-perëndimore dhe ata të Hezbollahut u përleshën me shkopinj dhe me gurë. Ata shkatërruan makina dhe dogjën rrotat e tyre. U desh ndërhyrja e trupave ushtarake për rivendosjen e rregullit në qytet. Udhëheqësit politikë bënë thirrje për qetësi.
Po sot më parë, vendet donatore në një konferencë ndërkombëtare ndihmash për Libanin u zotuan të japin rreth 8 miliardë dollarë për ekonominë e shkatërruar të atij vendi. Konferenca e Parisit synonte gjithashtu shtimin e mbështetjes për qeverinë libaneze, në luftë me grupin Hezbollah, pro Sirisë.//lk