Amerikanët përkujtuan sot udhëheqësin e të drejtave civile Martin Luther King në ditën kombëtare kushtuar atij.
Shumë njerëz në gjithë Shtetet e Bashkuara e përkujtuan këtë ditë duke punuar vullnetarisht për projekte të komuniteteve. Presidenti Bush vizitoi shkollën e mesme Kardozo në Uashington, ku mori pjesë në një projekt komuniteti për të lyer dhe pikturuar muret e korridoreve të shkollave.
Ai i nxiti amerikanët që, sa të kenë mundësi, të ndihmojnë ata që janë në nevojë, duke thënë se kjo do të ishte një mënyrë për të nderuar trashëgiminë e Martin Luther Kingut. Ceremonitë për nder të tij filluan që javën e kaluar.
Vajza e madhe e Martin Luther Kingut, Jolanda King, foli dje para një grupi njerëzish të mbledhur në Kishën Baptiste Ebezener në Atlanta, duke bërë thirrje për t’ia shtrirë dorën njëri-tjetrit, për të arritur paqe dhe barazi racore. Martin Luter Kingu kishte predikuar për shumë vite me radhë në këtë kishë të Atlantës.//lk