Lidhje

Rusia dhe Bjellorusia vazhdojnë bisedimet mbi mosmarrëveshjen për transportin e  naftës


Negociatorët rusë dhe bjellorusë po takohen në Moskë për të diskutuar mosmarrëveshjet për transportimin e naftës që ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me naftë të Evropës perëndimore.

Bisedimet pasojnë masën ruse për të prerë dje naftën që kalon në një tubacion të rëndësishëm përmes Bjellorusisë. Rusia ndaloi rrjedhjen e naftës në tubacionin Druzhba, pasi e akuzoi Bjellorusinë për përvetësimin e 79 mijë tonëve nafte që nga e shtuna, për furnizimin e klientëve evropianë. Bjellorusia thotë se e kishte marrë naftën si formë pagese përkundrejtë një takse që vendosi javën e kaluar ndaj eksporteve ruse.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e kritikoi ashpër veprimin e Moskës duke thënë se shkatërronte besimin e Evropës tek Moska si një furnizuese e energjisë.

XS
SM
MD
LG