Lidhje

Një lloj sistemi i ri skanimi do të përdoret në disa aeroporte amerikane


Disa aeroporte amerikane së shpejti do të përdorin një teknologji të re për të skanuar pasagjerët. Teknologjia lejon depërtimin e rrezatimit edhe nën veshjen e njerëzve dhe kjo ka ngjallur shqetësime.

Imazhet që tregojnë trupin lakuriq, konsiderohen nga disa si ndërhyrje në privaci. Kjo i ka bërë zyrtarët që të modifikojnë skanerat, të cilët tani tregojnë linja bardhë e zi të pasagjerëve të ngjashme me vizatimet.

Disa pasagjerët thonë se skanimet i bëjnë të ndihen më të sigurt, të tjerë thonë se shpresojnë që imazhet të mos shihen nga çdo kush që kalon aty pranë.

Kjo masë e re sigurie po testohet fillimisht në aeroportin ndërkombëtar të Feniksit në shtetin perëndimor të Arizonës. Fillimisht sistemi po përdoret vetëm për pasagjerët që duan ta provojnë dhe për njerëzit që duket se kanë nevojë për kontroll më të imtë.

Pasagjerët mund të zgjedhin fotografimin nga para apo mbrapa. Zyrtarët e transportit thonë se këto paisje të reja mund të zëvendësojnë një ditë aparatet për zbulimin e metaleve që përdoren tani...nëse shkurtohet koha prej deri 20 sekonda që i duhet sot makinerisë për të skanuar. Kjo paisje moderne do të vendoset edhe në disa aeroporte të tjera këtë muaj si pjesë e një programi pilot në mbarë vendin. //ze//

XS
SM
MD
LG