Lidhje

Komandantë të rinj amerikanë në Irak dhe Lindjen e Mesme


Presidenti Bush pritet të njoftojë emërime të reja të komandantëve ushtarakë në Irak dhe Lindjen e Mesme, ndërsa përgatitet të shpallë strategjinë e tij të re për Irakun javën e ardhshme.

Zyrtarët e administratës citohen të kenë thënë se presidenti do të emërojë gjeneralin David Petreus të zëvendësojë Gjeneralin George Casey si komandant të forcave amerikane në Irak.

Ai do të vendosë admiralin e Marinës William Fallon në vend të gjeneralit ushtarak John Abizaid si drejtues të Komandës Qendrore amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG