Lidhje

Raporti i ri i FBI-së: 26 raste keqtrajtimesh në Guantanamo


Një raport i ri qeveritar përmban 26 raste keqtrajtimesh të mundshme në burgun ushtarak amerikan në Guantanamo. Dokumentet e bëra publike sot nga Byroja Federale e Hetimeve, FBI-ja, ofrojnë hollësi të reja rreth praktikave të ashpra hetimore nga ana e ushtrisë amerikane, për të ndaluarit e këtij burg, që janë klasifikuar si luftëtarë armiq.

Incidentet e përmendura në raport përfshijnë urinimin e Kuranit nga një roje, pagëzimin e një të burgosuri nga një hetues i veshur si prift katolik, dhe përdorimin e taktikave me tone seksuale nga rojet femra.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se raporti nuk është i ri dhe se Pentagoni ka bërë hetime të thella rreth akuzave dhe ka marrë masat përkatëse disiplinore.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha sot se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është për t’i trajtuar të ndaluarit në mënyrë njerëzore, me respekt e dinjitet. /al/

XS
SM
MD
LG