Lidhje

Ngjarjet kryesore të 2006-s në botën e argëtimit


Martesat ekstravagande të shumëpritura, disa divorce shokuese dhe të tjera jo aq... e bën 2006-n shumë interesant për industrinë e argëtimit. Do të radhisim ata që u sollën keq në sytë e publikut, realizimet që morën më shumë shpërblim dhe aktorët që u vlerësuan më shumë. Por momentet më të çmuara të 2006ës në industrinë e argëtimit i rrëmbyen ata, të vegjlin e porsalindur, trashgimtarët e yjeve të Hollivudit.

2006-a ishte viti i bebeve, pasardhësave të Hollivudit. Në krye të listës është e pamundur të mos vendosësh çiftin më të bukur: Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Aktivë në shoqëri ata mirëpritën vajzën e tyre Shiloh në qershor e cila ka vendosur tashmë rekorde; Ajo është foshnja e parë e përjetësuar në dyll në Muzeumin Madame Tussaud të New Jorkut.

Një bebe tjetër që tërhoqi shumë vëmendje ishte Suri Cruise. Publiku mezi priti fotot e Tom Cruise dhe Katie Holmes me foshnjen. Shumë ishin skeptikë për ekzistencën e saj meqë ajo nuk ishte parë që nga lindja e saj në muajin prill e derisa fotografia u publikua në revistën Vanity Fair të tetorit. Cruise dhe Holmes u martuan pas disa muaj pritjesh në nëntor gjatë një ceremonie luksoze në një kështjellë italiane.

25 vjeçarja Britney Spears mirëpriti fëmijën e saj të dytë në të njëjtin numër vitesh në shtator. Në fakt djali Jayden James lindi dy ditë para ditëlindjes së parë vëllait të tij Sean Preston.

Madona krijoi përsëri debate këtë vit për birësimin e 1 vjeçarit David Banda, një jetim nga Malawi. Grupet e të drejtave të njeriut protestuan që këngëtares iu dha trajtim i privilegjuar në procesin e adoptimit dhe vunë në pikëpyetje aftësitë e saj për të qënë nëna e një fëmije të tillë. I jati i fëmijës që e dha atë për birësim, më pas këmbënguli se nuk ishte në dijeni që birësimi do të ishte i përhershëm.

Ndërsa shumë çifte në Hollivud ishin të zënë duke bërë fëmijë, të tjerë u ndanë. Divorci më i vështirë i vitit ishte beteja midis pjesëtarit të Beatles Paul McCartney dhe gruas së tij Heather Mills. McCartney kërkoi divorc në korrik. Mills mund të marrë deri në 1 të katërtën e pasurisë së tij një presje 5 miliardë dollarëshe.

Çifti i artë Ryan Phillippe dhe Reese Witherspoon çuditën shumë kur njoftuan divorcin e tyre në nëntor. Thashetheme qarkullojne se Phillippe tradhëtojë Witherspoon me një aktore tjetër. Witherspoon është aktorja e dytë më e paguara në Hollywood pas Nicole Kidman. Shumë dyshojnë se paga e lartë e Reese kontribuojë në shpërbërjen e lidhjes së tyre shtatë vjeçare.

Një çift tjetër i shquar njoftoi ndarjen në nëntor. Si për të qetësuar publikun, e lodhur nga marrëdhënia e saj e pllakosur nga thashethemet, Britney Spears dhe repisti Kevin Federline i dhanë fund martesës dy vjeçare vetëm dy muaj pas lindjes së djalit të tyre të dytë. Divorsi erdhi në kohën që Federline nxori albumin e tij të parë. Shitjet ishin përtokë.

Një martesë tjetër hollivudiane që përfundoi ishte ajo e Pamela Anderson dhe Kid Rock. Të dy festuan bashkimin e tyre me katër ceremoni në mbarë botën. Por katër muaj më vonë, u ndanë. Kjo është martesa e dytë e dështuar për Anderson. Pastaj erdhën të famshmit që demonstruan sjellje të keqe.

Aktori dhe regjisori Mel Gibson u ndalua nga policia për ngarje të makinën nën influencën e alkoolit. Gjatë arrestimit Gibson thuhet se bëri deklarata antisemike, duke bërë që shumë të vinin në pikëpyejtje karrierën e tij. Gibson më vonë kërkoi ndjesë duke thënë se sjellja e tij ishte e pafalshme. Ai mohoi të ishte antisemit duke pretenduar se një gjë e tillë do të ishte kundër fesë së tij. Filmi i fundit i Gibsonit, Apocolypto ka marrë kritika mjaft pozitive.

Aktori Michael Richards e gjeti veten në ujë të përvëluar pas një shfaqjeje katastrofë në një klub komik në Los Angeles në nëntor. Richards bëri deklarata raciste kur dy afrikano-amerikanë në audiencë filluan ta ngacmojnë. Richards u vërsul me shprehje ofenduese dhe më pas iu deshën disa ditë për të vlerësuar dëmin që kjo i shkaktoi karrierës së tij. Ai kërkoi falje përpara disa udhëheqësve të shquar të këtij grupi duke pretenduar se ishte thjesht i acaruar dhe jo racist.

Filmi që grumbulloi më shumë të ardhura ishte Pirates of the Caribbean 2: Dead Man’s Chest, me mbi 423 milion në kinematë amerikane dhe mbi 1 miliardë dollarë nga shitjet botërore. Piratët e Karaibeve mund të kenë fituar titullin e filmit të vitit por padyshim nuk ishte ai që solli më shumë debate dhe replika.

Borati i bëri admiruesit e tij të qeshin dhe në të njëjtën kohë zemëroi gjithë Kazakistanin. Zyrtarët kazak u nervozuan me komedianin anglez Sascha Cohen që portretizon Boratin kazak si antisemit, seksist dhe të paskrupullt. Filmi grumbulloi 116 milion dollarë.

Aktori më i mirë i vitit ishte Philip Seymour Hoffman për rolin e tij në Capote. Reese Witherspoon fitoi Oskarin si aktorja më e mirë për rolin në Walk the Line. //ad//

XS
SM
MD
LG