Lidhje

Prishtinë: Protestë e familjarëve të personave të zhdukur


Një grup familjarësh të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka filluar para pak kohe një protestë e cila pritet të zgjasë gjatë tërë natës në Prishtinë.

Në këtë mënyrë ata kërkojnë përshpejtim të procesit të zbardhjes së fatit të të afërmeve të tyre për të cilët nuk dihet asgjë as më shumë se shtatë vjet pas përfundimit të luftës.

Sipas autoriteteve edhe më tej mbetet i paqartë fati i mbi 2 mijë e 200 personave që llogariten si të zhdukur.

XS
SM
MD
LG