Lidhje

Mijëra i bëjnë nderimet e fundit ish-Presidentit Ford në Uashington


Mijëra vetë kanë filluar të vizitojnë Kapitolin në Uashington për t’i bërë nderimet e fundit Presidentit amerikan Gerald Ford.

Arkivoli i mbështjellë me flamur amerikan do të qëndrojë sot dhe nesër në sallën qendrore të Kapitolit, ku publiku mund të bëjë vizita dhe të kujtojë burrin e shtetit që mori postin e Presidentit pas skandalit Watergate.

Të martën në Uashington do të zhvillohet një ceremoni e përmortshme dhe më pas trupi i Presidentit do të dërgohet mërkurën në Grand Rapids të Michiganit ku do të varroset. Gerald Ford, Presidenti i 38-të amerikan vdiq të martën në Rancho Mirage të Kalifornisë në moshën 93-vjeçare. //kk//

XS
SM
MD
LG