Lidhje

Besimtarët myslimanë vazhdojnë ritualet e Haxhillëkut


Më shumë se dy milionë myslimanë u mblodhën sot në Malin Arafat në Arabinë Sudite për ritet e pelegrinazhit të përvitshëm.

Myslimanë nga e gjithë bota u lutën në këtë mal të shkretë, ku profeti Muhamet mbajti predikimin e tij të fundit. Pelegrinët do të flenë sonte në tendat e ngritura në Muzdalifah, ku do të grumbullojnë gure të vegjël për ritin e rëndësishëm të gjuajtjes simbolike me gurë të djallit.

Ceremonia e nesërme në Mina, me pjesëmarrjen e qindra-mijëra muslimanëve mund të jetë pjesa më e rrezikshme e haxhillëkut. Janarin e kaluar, më shumë se 360 besimtarë humbën jetën kur turma u largua në rrëmujë. Që atëherë autoritetet saudite kanë shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë për rinovimin e vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG