Perandori i Japonisë Akihito thotë se faktet për Luftën e Dytë Botërore dhe numrin e të vrarëve duhet t’u mësohen brezave të rinj që e kaluara të mos përsëritet.
Komentet e Perandorit Akihito u bënë publike sot, me rastin e 73 vjetorit të lindjes së tij.
Ai shtoi se është e rëndësishme që të nderohen të vdekurit, por nuk foli për mënyrën si duhet shprehur ky nderim.
Vizitat vjetore që bënte ish-kryeministri japonez Juniçiro Koizumi në përkujtimoren për nder të të rënëve japonezë i tensionoi marrëdhëniet me Kinën dhe Korenë e Jugut, pasi përkujtimorja nderon edhe persona të shpallur fajtorë si kriminelë lufte.
Në verë media japoneze njoftoi se Perandori Hirohito, babai i perandorit aktual, nuk e përsëriti vizitën në përkujtimoren që ka ngjallur polemika. Perandori Akihito thotë se i ati nuk i ka bërë kurrë të ditura pikëpamjet e tij për nderimin e të vdekurve. //ze//