Lidhje

Robert Gejt bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes


Robert Gejts bëri betimin si sekretari amerikan i mbrojtjes. Ceremoninë e betimit të zotit Gejts sot në Pentagon e kryesoi nën-presidenti Dik Çejni. I pranishëm ishte edhe presidenti Bush.

Sekretari i ri i mbrojtjes tha se është takuar disa herë me presidentin Bush kohët e fundit për të diskutuar rreth kursit të ardhshëm në Irak. Ai shtoi se do të shkojë së shpejti për vizitë në Irak për t’u takuar me personelin ushtarak amerikan rreth kushteve të atjeshme.

Zoti Gejts tha se një shqetësim tjetër është Afganistani, ku ai tha se kryengritësit po kërcënojnë përparimin 5 vjeçar të bërë nga forcat afgane dhe të koalicionit. Presidenti Bush e vlerësoi zotin Gejts për sukseset e tij në krye të organizatave të mëdha në ndryshimin dhe transformimin e tyre.

Zoti Bush falenderoi gjithashtu shefin e deritanishëm të Pentagonit, Donald Rumsfeld, i cili shërbeu për 6 vjet në administratën e presidentit Bush. //rd//

XS
SM
MD
LG