Lidhje

Gjykata Supreme e Serbisë përmbys vendimin për fajtorët e Vukovarit


Gjykata Supreme e Serbisë përmbysi vendimin që shpallte fajtorë 14 persona të akuzuar për vrasjen e të paktën 200 vetave pranë qytetit kroat të Vukovarit në nëntor 1991.

Gjykata tha se në gjyqin e zhvilluar në dhjetor 2006 pati shkelje serioze të procedurave, por nuk dha hollësi. Ajo dha urdhër për rigjykimin e personave – 13 burra dhe një grua – që ishin shpallur fajtorë në këtë çështje.

Fillimisht, gjykata serbe i dënoi të 14 personat me afate burgimi nga 5 deri në 20 vjet. Trupat jugosllave i morën viktimat kroate nga një spital i Vukovarit ku ato prisnin të evakuoheshin dhe pastaj i rreshtuan ato pranë gropave të hapura ku i pushkatuan. Trupat u gjetën më vonë në një varr masiv pranë një ferme në perfiferi të qytetit.//lk

XS
SM
MD
LG