Lidhje

Leonardo DiCaprio shfaqet përsëri me filmin “Blood Diamond”


Filmi i ri “Blood Diamond”, me regji të Martin Skorsezes ve në pah dy probleme mjaft shqetesues për vendet afrikane në konflit, fëmijët ushtarë dhe përdorimi i të ardhurave nga shitja e diamanteve, për të financuar makinerinë ushtarake.

Aktori Leonardo DiCaprio thotë se filmi i tij i ri “Blood Diaomond” e ka bërë atë një konsumator më të ndërgjegjshëm dhe po u bën thirrje edhe të tjerëve që të tregohen më të përgjegjshëm, kur flitet për diamanted e konfliteve. Filmi me regji të Martin Skoersezes, i cili flet për diamantet e konflikteve dhe fëmijët ushtarë, ka fituar edhe simpatinë e organizatës "Amnesty International" dhe të Departamentit të Shtetit, duke mbështetur kontributin e këtij filmi, që prek problemet që hasin vendet kryesisht afrikane.

Një film me aksion me një mesazh social, filmi “Blood Diamond” të çon në konfliktin e përgjakshëm të viteve 90-të në Sierra Leone. Di Caprio luan rolin e mercenarit jug-afrikan Deni Arker, i cili e ka bazuar jetesën nga të ardhurat e diamanteve të konfliteve....këta gurë të rrallë që trafikohen jashtë vendeve në konflikte dhe të ardhurat përdoren për të paguar armët që shtojnë numrin e vdekjeve. Por Arker kërkon ta braktisë këtë profesion, ndaj kur dëgjon se një diamant mjaft i veçantë ngjyrë roze gjendet i feshur diku, ai beson se ky do të jetë çelësi i jetës së tij të re. Ai zbulon njeriun që ka gërmuar diamantin dhe e ka feshur atë.

Mende, luajtur nga Djimon Hounsou, e kishte gjetur diamantin gjatë punës së detyruar dhe rrezikon jetën për të mbajtur të fshehtë atë. Ai shpreson se me të ardhurat nga diamanti roze mund të gjejë një shpëtim drejt një vendi tjetër për gruan dhe fëmijët e tij.

Me ndihmën e një gazetarje, Xhenifer Konelli, që po mundohet të ekspozojë diamantet e konflikteve, të dy burrat kalojnë përmes territorit të kontrolluar nga rebelët në kërkim të diamanteve. Aktori kryesor thotë se takimet me "Amnesti International", ndërkohë që bënte kërkime rreth rolit të tij, e kanë bërë atë që të tregohet më i përgjegjshëm kur flitet për blerjen e diamanteve. Filmi është xhiruar në Akrikën e Jugut dhe Mozambik.

"Ishte filmi më i vështirë për mua. Ishim atje për gjashtë muaj dhe disa nga kushtet ishin mjaft të vështira por të gjithë ndiheshim se po bënin diçka mjaft të rëndësishme me këtë film. Ftoj njerëzit që ta shikojnë këtë film sepse ka një mesazh ...dhe më shumë do të thuhet për diamantet e konflikteve."-thote DiCaprio.

Por edhe filmi i fundit i DiCaprios, “The Departed” mund ta vërë atë në listën e kandidatëve për çmimin Oscar. Filmi i tretë me regjisorin Martin Scorseze, konsiderohet si një konkurues i mundshëm për Çmimet e Akademisë, ku DiCaprio pritet të propozohet si kandidat për aktorin më të mirë. Filmi del sot në kinema.//lk

XS
SM
MD
LG