Bisedimet e nisura katër ditë më parë për çështjen e zgjedhjeve janë tashmë të dështuara. Kryeministri Berisha mbylli dje çdo shteg për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve.
Shumica ka nisur nga ana e saj, ndërmarrjen e disa hapave për përgatitjen e procesit zgjedhor. Që mbrëmë zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni njoftoi se zyrave të gjendjes civile në të gjithë vendin u kanë shkuar listat kompjuterike të zgjedhjeve, të cilat sipas tij, do të jenë gati më 10 janar.
Kur afatet e përcaktuara nga kodi ekzistues zgjedhor janë shkelur, e djathta në pushtet i është referuar një neni tjetër të kodit, atij që bën fjalë për zgjedhjet e parkohshme dhe organizimin e tyre brenda 45 ditëve.
Sot, ky veprim i së djathtës u ligjërua dhe nga komisioni qëndror i zgjedhjeve i cili votoi një akt mbështetur pikërisht mbi këtë nen, ndonëse dekreti i presidentit Alfred Moisiu flet për zgjedhje të pushtetit vendor Në favor ishin 4 anëtar të propozuar nga shumica në pushtet, ndërsa tre të tjerët që përfaqësojnë të majtën e kundërshtuan. Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata, me këtë vendim po përmbushej vetëm detyrimi kushtetues i Komisionit
Por për anëtarët që përfaqësojnë të majtën Komisioni po shkelte ligjin. Anëtarja Dëshira Subashi tha se Komisioni nuk kishte pse të përfshihej në konfliktet politike
Por, ndërsa Ministria e Brendshme i është përmbajtur, qoftë edhe formalisht, afateve të nenit për zgjedhje të parakohshme, pra brenda 5 ditëve nga shpallja e dekretit komisioni e mori një vendim të tillë, jashtë këtij afati. Menjëherë ka reaguar edhe partia socialiste. Përfaqësuesi i saj Fatmir Xhafa tha se që prej 2003 Komisionit Qendror i është hequr e drejta për t’u marrë me listat.
Socialistët vazhdojnë të deklarojnë se janë në pritje për të rinisur bisedimet, duke e bërë të qartë se me gjendjen aktuale pr ta nuk mund të ketë zgjedhje.//lk