Lidhje

Prokurorët rusë filluan hetimet për vdekjen e ish-agjentit Litvinenko


Prokurorët rusë filluan një proces penal lidhur me vdekjen nga helmimi të ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko dhe i zgjeruan hetimet, duke përfshirë në to edhe atentatin e dështuar ndaj ndihmësit të zotit Litvinenko, Dimitri Kovtun.

Edhe policia britanike po e trajton helmimin e Litvinenkos në Londër si vrasje të qëllimshme. Kotvun është një biznesmen, i cili me sa dihet është takuar në Londër me Litvinenkon.

Më parë nuk ka patur njoftime që ai ka qenë i sëmurë. Dje ai iu nënshtrua në një spital të Moskës, analizave për mundësinë e helmimit nga radioacioni. Në një deklaratë të shkurtër që bëri sot, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se zoti Kovtun ishte ekspozuar ndaj të njëjtit material radioaktiv që shkaktoi vdekjen e Litvinenkos në Londër, më 23 nëntor.

Autoritetet thanë gjithashtu se dedektivët rusë mund të shkojnë në Londër për të grumbulluar informacione. Ndërkohë, autoritetet e Londrës thonë se 7 vetë nga personeli i hotelit që u vizitua nga Litvinenkoja më 1 nëntor, ditën që ai u sëmur, u testuan pozitivisht për nivele të ulta helmimi me radiacion.//ii

XS
SM
MD
LG