Lidhje

Serbia i kërkon Hagës të mos lejojë vdekjen e Sheshelit


Qeveria serbe i bëri thirrje Gjykatës së Hagës të mos lejojë të vdesë i dyshuari për krime lufte, Vojisllav Sheshelj, i cili ka hyrë sot në ditën e 27 të grevës së urisë.

Përmes një deklarate, qeveria tha se se nuk do të pranojë ansjë justifikim, nëse Sheshelj vdes. Ky i fundit refuzoi ushqimin dhe trajtimin mjekësor më 11 nëntor në protestë ndaj kushteve në gjyqin e tij. Ai kërkoi të drejtën të vepronte si avokati i vetëvetes, të zgjidhte këshilltarët e tij ligjorë dhe të kishte vizita të pakufizuara nga bashkëshortja. Ai ka lënë porosi që ndalojnë ndërhyrje mjekësore apo shtrim të tij në spital.

Megjithatë, gjykata e Kombeve të Bashkuara urdhëroi dje autoritetet holandeze të marrin masa, përfshirë ushqyerjen përmes tubit për të mbrojtur shëndetin e Shesheljit. Por gjykata vuri në dukje se shërbime të tilla nuk duhet të shkelin standardet e detyrueshme ndërkombëtare të etikës mjekësore apo rregullat e ligjit ndërkombëtar. //rd//

XS
SM
MD
LG