Lidhje

Shqipëri: Banka Kombëtare njofton rritjen e përqindjeve të normave të interesit 


Në Shqipëri Banka Kombëtare njoftoi sot vendimin për të rritur me 0,25 pikë përqindjen e normave të interesit duke e çuar nivelin e kësaj normë në 5.5 përqind. Guvernatori i Bankës Ardian Fullani deklaroi se ky vendim ka për qëllim kontrollin më të mirë të presioneve rritëse të inflacionit.

Guvernatori Fullani shpjegoi se megjithë stabilitetin relative të cmimeve të konsumit, analiza e faktorëve më të fundit ekonomikë dhe monetporë evidenton se balanca e rreziqeve shtë zhvendosur në krahun rritës duke mbartur mundësinë e devijimit të inflacionit nga trajektorja e dëshiruar.

Duket se vendimi i sotëm është nxitur kryesisht nga rreziqet që vijnë për shkak të përqëndrimit të shpenzimeve të qeverisë në javët e mbetura të vitit, në mënyrë që të realizojë planin e ivestimeve. Në 9 mujat e parë të vitit qeveria kishte mundur të realizonte jo më shumë se 50 përqind të investimeve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e inflacionit është rritja e shpejtë e kredisë së ekonomisë apo dhe efektet e mundshme dytësore të rritjes së cmimit të energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG