Lidhje

Indonezia konfirmon rastin e 57 të vdekjes nga virusi H5N1


Indonezia konfirmoi rastin e 57-të të vdekjes nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve, ndërsa Koreja e Jugut ka zbuluar vatrën e dytë të sëmundjes brenda një jave. Autoritetet indoneziane të shëndetësisë thanë se viktima e fundit ishte një grua 35 vjeçare. Indonezia ka numrin më të lartë në botë të vdekjeve nga virusi i gripit të shpendëve.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë në Korenë e Jugut konfirmoi sot një vatër të re të virusit H5N1 të grupit të shpendëve pranë një ferme në jugperëndim të qytetit Iksan. Vatra e re është rreth tre kilometra larg një tjetre, ekzistenca e të cilës u njoftua vetëm pak ditë më parë. Këto janë rastet e para të njohura të virusit të gripit të shpendëve në Korenë e Jugut, qysh nga viti 2003. //rd//

XS
SM
MD
LG