Lidhje

Votuesit zviceranë miratojnë ndihmat për vendet më të reja të BE


Votuesit në Zvicër miratuan një ligj që, 10 vendeve të më reja anëtare në Bashkimin Evropian, u jep më shumë se 800 milionë dollarë ndihma. Rezultatet jozyrtare të votimit tregojnë se afër 53 për qind votuan në favor të ligjit, nga i cili do të përfitojnë 8 vende ish-komuniste dhe dy mesdhetare që u anëtarësuan në bllok në vitin 2004.

Partia e Popullit Zviceran, e krahut të djathtë, mblodhi një numër të mjaftueshëm firmash për të detyruar zhvillimin e referendumit, me gjithë miratimin e mëparshëm të ligjit nga ana e parlamentit. Më shumë se gjysma e paketës së ndihmave është përcaktuar për Poloninë.

Kundërshtarët e ligjit argumentonin se një ndihmë e tillë krijon precendentë të rrezikshëm për kërkesat e vendeve-anëtare në të ardhmen.

Zvicra vetë, si shtet neutral, nuk është anëtare e bllokut 25-vendësh, por përfiton nga lidhje të ngushta me vendet e Bashkimit Evropian rreth saj. //az//

XS
SM
MD
LG