Lidhje

Zgjatet me 1 vit misioni paqeruajtës i BE-së në Bosnje


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zgjatur me 1 vit afatin e misionit paqeruajtës të Bashkmit Evropian në Bosnjë Hercegovinë.

Këshilli theksoi dje me anë të një vendimi të njëzëshëm se nuk ka përfunduar ende zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Paqes e arritur në Dejton në vitin 1995.

Ky vendim u rikujtoi autoriteteve boshnjake se kanë përgjegjësinë e zbatimit të marrëveshjes. Këshilli tha gjithashtu se është qënësore kthimi i plotë i refugjatëve dhe se mbështetja ndërkombëtare për Bosnje-Hercegovinën varet nga bashkëpunimi i saj me gjykatën e OKB-së për krime lufte.

Por Këshilli i Sigurimit tha ndërkohë se shikon ato që i cilësoi shenja konkrete përparimi në Bosnje-Hercegovinë, drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Paqes në Dejton i dha fund luftimeve në Bosnje në fillim të viteve 1990. Bashkimi Evropian mori përgjegjësinë e operacioneve paqeruajtëse nga NATO-ja në vitin 2004. //ze//

XS
SM
MD
LG