Shkencëtarët thonë se evropianët lindorë dhe ish-republikat sovjetike kanë përjetuar gjatë dekadës së fundit një rritje 20-fish të numrit të personave të prekur nga virusi HIV që shkaktohet nga Sida.
Raporti i fundit i OKB-së mbi Sidën thekson se 1 presje 7 milion banorë në rajon janë tashmë të infektuar. Thuajse një e treta e pacientëve të rinj janë nga mosha 15 deri në 24 vjeç dhe jetojnë në Rusi apo Ukrainë. Nga statistikat që përfshin raporti për Shqipërinë, rezulton se në këtë vend ka më pak se 1 mijë veta të prekur nga virusi HIV.
Raporti thekson se epidemia e Sidës vazhdon të rritet në Rusi, ku 35 mijë raste të reja u njoftuan në vitin 2005. Analistët thonë se afro 350 mijë raste të konfirmuara në Rusi pasqyrojnë vetëm ata për të cilët janë raportuar simptoma në agjencitë ruse të shëndetit. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë fenomen me shtimin e personave që përdorin drogë intravenoze dhe nuk praktikojnë profilaktikët gjatë marrëdhënieve seksuale. Në Evropën perëndimore, raporti thotë se rreth 3 të katërtat e infeksioneve në radhët e heteroseksualëve ishin në popullsinë imigrante. //rd//