Lidhje

Rindërtimi i objekteve fetare në Kosovë


Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Zurab Kackashishvili, thotë se puna që po bëhet nuk ka të bëjë vetëm me rindërtimin e objekteve të shkatërruara apo të dëmtuara, por edhe me përpjekjen për t'i afruar komunitetet me njëri-tjetrin. “Këshilli i Evropës do të jetë sigurisht i pranishëm në Kosovë në periudhën pas statusit, rolet e sakta që do të luajë Këshilli nuk janë përcaktuar ende, por sigurisht do të luajë rol në fushën e trashëgimisë kulturore dhe kulturës në përgjithësi”.

Komisioni për rindërtimin e objekteve ortodokse të shkatërruara gjatë trazirave të marsit 2004, ka funksionuar për 2 vjet, dhe drejtohet nga Ema Karmishel. Zonja Karmishel thotë se këtë vit kanë vazhduar punimet për rindërtimin e 7 kishave. “Pritet që të përfundojmë punën në 7 objekte, kryesisht në rindërtimin e jashtëm të këtyre objekteve. Për punën e bërë në vitin 2006, buxheti është 2.3 milion euro që janë dhënë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe janë menaxhuar nga komisioni për rindërtimin e këtyre objekteve. Gjatë takimit të së hënës, është rënë dakord që programi i rindërtimit për vitin 2007, të përparojë me një zhvillim pozitiv me një buxhet të kërkuar prej 2.9 milion eurosh nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Puna do të vazhdojë dhe është programuar për 16 objekte, për rindërtim të mëtejshëm, rindërtim të brendshëm, lyerje muresh, konsolidim i objekteve”.

Një bord ekspertësh ndërkombëtarë është krijuar tashmë për të parë punën e bërë për t’u siguruar që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe me cilësinë e duhur. //rd//

XS
SM
MD
LG