Lidhje

OKB-ja pranon të ndihmojë në hetimin e vrasjes së politikanit anti-sirian, Pier Zhamael


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një kërkesë të Libanit për të ndihmuar në hetimet lidhur me vrasjen e politikanit anti-sirian, Pier Zhamael.

Këshilli i Sigurimit e mori këtë vendim pasi Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan informoi OKB-në se kryeministri libanez Fuad Siniora kishte kërkuar ndihmë nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara.

I njëjti ekip hetimor arriti në përfundimin se zyrtarë sirianë kishin gisht në vrasjen vitin e kaluar të ish kryeministrit libanez, Rafik Hariri.

Po dje, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, bëri thirrje që të veprohet sa më shpejt në hetimet rreth vrasjes së zotit Zhamael, ndërkohë që provat në vendin e ngjarrjes janë ende të freskëta dhe para se të pengohet drejtësia, siç u shpreh ai.

Ministri anti-sirian Pierre Zhamael u vra të martën në veturën e tij në një lagje të Bejrutit. Ai varroset sot. //ze//

XS
SM
MD
LG