Lidhje

Një raport i ri sugjeron krijimin e Forcës Mbrojtëse për Kosovën


Ndërkohë që Kosova po shkon drejt zgjidhjes së statusit të saj të pasigurt, pas shtatë vjetësh si protektorat i Kombeve të Bashkuara, një studim i organizatës botërore arrin në përfundimin se ky teritor duhet të ketë një forcë mbrojtëse shumë-etnike.

Gjenrali britanik në pension Tony Welch thotë se po të supozojmë se Kosova do të bëhet e pavarur, ajo do të ketë nevojë për një forcë të vogël mbrojtëse. Gjeneral Welch, i cili ka një eksperiencë të gjatë me forcat paqeruajtëse në Ballkan, thotë se do të ishte gabim të transformohej garda kombëtare prej pesë mijë trupash, një ish forcë guerrilje e quajtur Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në një ushtri kombëtare. Ai thotë se madhësia e kësaj force mbrojtëse duhet të jetë e kufizuar.

“Ne sugjerojmë një forcë mbrojtëse kombëtare me jo më shumë se 2 mijë e 500 trupa, pra shumë të vogël, që të rekrutohet nga e gjithë popullata e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike si dhe e hapur për anëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës që të kenë të drejtë të bëjnë kërkesë të hynë në forcën mbrojtëse, por jo të kenë të drejtën e hyrjes automatikisht”.

Gjeneral Welch thotë se forca mbrojtëse e Kosovës duhet të stërvitet dhe të pajiset nga NATO-ja, që është aktualisht përgjegjëse për sigurimin në Kosovë. Me krijimin e një ushtrie kombëtare, thotë gjeneral Welch, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, që janë pothusje krejtësisht shqiptare, duhet të shpërndahen.

Raporti i plotë për strukturën e sigurimit në Kosovë do të publikohet në muajin dhjetor. Përmbajtja e tij u shqyrtua në një konferencë të organizuar nga Instituti Amerikan i Paqes këtu në Uashington.

Ish administratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, që aktualisht punon në këtë institut, thotë se stabiliteti në Kosovës dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit varet nga përcaktimi sa më parë i statusit të Kosovës.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në negociatt për statuin pritet të paraqesë raportin e tij që ka të ngjarë të sugjerojë një pavarësi të kushtëzuar, nga fundi i janarit. Shumica shqiptare e Kosovës që përbën 90 përqind të popullatës kërkon pavarësinë, gjë që Serbia e kundërshton.

Zoti Jessen-Petersen thotë se gjallërimi ekonomik i Kosovës e kërkon qartësimin e satatusit të saj.

"Për shumë arsye përcaktimi i statusit është i nevojshëm. Ai na duhet pa vonesë. Por pa dyshim, kur shikojmë se cilat janë shqetësimet më të mëdha të sigurimit, ekonoia dhe papunësia, ato kërkojnë status, ato kërkojnë qartësi. Le ta bëjmë këtë më mirë herët se sa vonë”.

Zoti Jessen-Petersen thotë se vonesa është kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale. Pjesëmarrës të tjerë në konferencë thanë se Kosova do të jetë e sigurt vetëm kur pakica serbe të jetë e sigurt. Përsëritja e protestave anti-serbe të viit 2004, thanë ata, do të kishte pasoja shkatërrimtare.

XS
SM
MD
LG