Ish presidenti Gerald Ford u bë presidenti me jetëgjatësi më të madhe në historinë amerikane.
Të djelën, zoti Ford u bë 93 vjeç dhe 121 ditë, duke kaluar rekordin e vendosur nga presidenti Ronald Reagan që jetoi 93 vjet e 120 ditë. Zoti Ford ka lindur më 14 korrik të vitit 1913.
Ai u bë presidenti në vitin 1974 pasi presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen pas skandalit të Watergatit. Ai ishte i vetmi president që nuk u zgjodh nëpërmjet zgjedhjeve.
Zoti Ford dhe gruaja e tij Betty jetojnë në Californi, ku ai ka luftuar një seri sëmundjesh këtë vit. Zoti Ford nxori një deklaratë për një gazetë lokale lidhur me jetëgjatësinë e tij. Aty thuhet se ditët e jetës kanë më pak rëndësi sesa dashuria e familjes dhe miqëve ty.//lk