Lidhje

Të reja nga Hollivudi


“Harsh Times” titullohet filmi i ri me regji të Dejvid Ajer, që ka bashkuar aktoren e njohur Eva Longoria dhe aktorin Kristian Bejl. Së bashku me filmin “The Sentinel”, “Harsh Times” bëhet filmi i dytë që po shton prezencën nëpër filma të aktores së njohur në serialin televiziv “Desperate Housewifes”.

Davis dhe shoku i tij i ngushtë Mike, luajtur nga Freddy Rodriguez, zhyten në botën e dhunës dhe drogës nëpër rrugët e Los Angeles. Eva Longoria e cila luan rolin e të dashurës së Mike, i kërkon këtij të fundit që të braktisë jetën nëpër rrugë. Filmi i xhiruar në Los Angeles dhe Meksikë del sot në kinema.

Pavarësisht se filmi i ri “ Babel” me aktorët Brad Pit dhe Kejt Blanshet është shfaqur vetëm nëpër disa shtete, suksesi në kinema nuk ka qënë ai që pritej. Ka shumë zëra se Brad Pit mund të fitojë një kandidaturë për çmimin Oscar si rezultat i një loje të shkëlqyer në këtë film. Pitt dhe Blanshet luajnë rolet e çiftit amerikan Rikard dhe Susan, të cilët udhëtojnë për në Marok pasi kanë humbur fëmijën e tyre. Plagosja aksidentale e Suzanës e ndjekur kjo nga tërbimi i burrit të saj për ti shpëtuar jtën, shkaktojnë një seri zhvilimesh në shtete si Amerika, Japonia dhe Meksika.

Ndër çështjet e tjera që shtrohet në film është edhe pamudësia e komunikimit në vend të huaj. Kritikët e kanë vlerësuar lart filmin. E veçanta e këtij filmi është se roli që luan Blanchett e realizon komunikimin jo me fjalë por përmes mimikës së saj. Sot filmi del në të gjithë Amerikën. Britni Spears ka filluar proceduren legale për tu ndare nga burri i saj Kevin Federline, arsyeja, diferenca të papajtueshme.

Princesa e muzikës pop e filloi të martën procesin legal në gjykatën e qytetit Los Angeles. 24 vjeçarja Spears u martua me kengetarin 28 vjeçar raper Federline në vitin 2004. Ata kanë dy djem Sean Preston dhe Jayden James. Spears u martua me Federline tetë muaj pasi i dha fund martesës 55 orëshe në Las Vegas me shokun e saj të fëmijërisë Jason Alexander.

Martesa e saj e dytë shpesh ka qenë objekt i lajmeve me median që spekulonte rreth marrdhënieve të çiftit. Në dokumentet për ndarje, Spears kerkon që ajo të jetë përgjegjëse për fëmijët dhe Federline mund t’i vizitojë ata. Veprimet legale për ndarje ndodhin nje dite pasi kengetarja qe e kishte marre veten nga lindja e bebes së dytë, bëri një dalje surprizë në programin e vonë televiziv me Dave Letterman. E lindur në Kentud, Luiziana në 1981, Spears i hyri rrugës së artit në moshën 11 vjeçare në një program televiziv për fëmijë ku merrnin pjesë edhe Justin Timberlake dhe Christina Aguilera. Pesë vite pasi u largua nga ky program ajo nxori albumin e parë të saj “Baby One More Time”. Videoklipi i saj ra në sy për veshjen provokative të këngëtares në një unifrormë shkolle, çfarë çimentoi edhe reputacionin e saj. Ajo pati një romancë disa vjeçare me Justin Timberlake por qe përfundoi jo mire. Në vitin 2003 ajo u be objekt debatesh pasi kyçi buzet me Madonën në skenë gjatë ndarjes së çmimeve MTV. Kengetari i muzikës rrap, Snoop Dogg është dorëzuar në burg në Kalifornia në fillim të javës nën akuzën për armëmbajtje.....Në fund të muajit shtator, ai u kap në aeroportin Los Angeles me një shkop policie në bagazhin e tij. Sipas njoftimeve të prokurorusë, ai u dorëzua vet në burg në Orange County, por u la në ndjekje të lirë përkundrejt një siguracioni prej 150 mijë dollarësh. Nëse gjendet fajtor, Snoop Dogg emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, mund të dënohet deri në tre vjet heqje lirie.

XS
SM
MD
LG