Lidhje

Demokratët parashtrojnë përparësitë e tyre pas marrjes së kontrollit në Dhomën e Përfaqësuesve


Partia Demokrate po zotohet tani se do të ushtrojë trysni për ndryshimin e disa ligjeve, si do t'i kundërvihet Presidentit Bush për çështje si lufta ne Irak.

Ligjvënësja demokrate e Kalifornisë, Nancy Pellosi, thotë se mendon se fitorja e partisë së saj dëshmon dëshirën e votuesve amerikanë për ndryshime. Ajo thotë se është më se e qartë se amerikanët duan një ndryshim të politikës ndaj Irakut.

Përparësitë e demokratëve duket se do të jenë përpjekjet për rritjen e pagës minimale, shtimin e fondeve për sigurinë kombëtare dhe ndryshimin e politikave energjetike të vendit, në drejtim të burimeve alternative të energjisë.

Demokratët do të marrin gjithashtu kontrollin e komisioneve të rëndësishme në Kongres. Ata thonë se do të studjojnë me kujdes shpenzimet e Pentagonit, si dhe cdo njoftim për mashtrime dhe shpërdorime nga ana e kontraktorëve amerikanë në Irak, si dhe mbi akuzat për lidhje mes zyrtareve te Shtepisë së Bardhë dhe ish-lobistit Jack Abramoff.

XS
SM
MD
LG