Lidhje

Sadam Husejn u bën thirrje irakianëve për pajtim kombëtar


Ish-udhëheqësi irakian Sadam Husejn u bëri thirrje irakianëve për pajtim kombëtar, dy ditë pasi gjykata e dënoi atë me varje, nën akuzat për krime kundër njerëzimit. Ai u bëri thirrje të gjithë irakianëve, arabëve dhe kurdëve të falin, të pajtohen dhe t’i japin dorën njëri-tjetrit, kur u kthye të martën përsëri në gjykatë për t’u përballur me akuzat për gjenocid.

Prokurorët e akuzojnë Sadam Husejnin dhe gjashtë të pandehurit e tjerë për vrasjen e më shumë se 180 mijë kurdëve në vitin 1988, në fushatën Anfal, në Irakun Verior.

Një dëshmitar kurd dëshmoi se si forcat e Sadamit kishin ekzekutuar miqtë dhe të afërmit e tij, pasi i kishin premtuar amnisti. Një dëshmitar tjetër e mbështeti këtë dëshmi dhe dorëzoi videon e një varreze masive pranë fshatit të tij.

Të dielën, Gjykata e Lartë e Irakut e dënoi Sadam Husejnin me vdekje se ka ardhuar vrasjen e 148 fshatarëve shiitë në vitin 1982.

Po nga zhvillimet në Irak, Ministria e Brendshme irakiane thotë se ka akuzuar 57 punonjës për abuzime të të drejtave të njeriut dhe për torturimin e të ndaluarve në një burg në Bagdadin Lindor.

Një zëdhënës thotë se mes të akuzuarve janë oficerë të lartë, ushtarë patrullues dhe civilë, të cilët janë pushuar tashmë nga puna. Ai thotë se të gjithë ata do të dalin në gjyq. //az//

XS
SM
MD
LG