Instituti Smithsonian në Washington është kompleksi më i madh muzeal. Të 17 muzeumet që përfshihen në të, paraqesin shumë nga thesaret e së kaluarës së Amerikës, artin e gjallë të së tashmes dhe premtimet shkencore të së ardhmes. Le t’i hedhim një vështrim muzeut që i kushtohet mrekullive natyrore të Tokës:
Washingtoni është qytet i muzeumeve, por asnjë prej tyre nuk është më i famshëm se sa Institucioni Smithsonian. Miliona turistë nga e gjithë bota i vizitojnë këto galeri çdo ditë. Një nga më të vizituarat dhe më të pëlqyerat është Muzeu Kombëtar i Historisë së Natyrës, brenda kompleksit Smithsonian që i kushtohet kurioziteve frymëzuese nga bota e natyrës. "Fokusi parësor i muzeut tone është ajo që ata e quajnë kërkime taksonomike. Me fjalë të tjera, ne mbedhim kafshë nga e gjithë bota dhe pastaj i klasifikojmë ato, me synimin për të kuptuar se në cfare grupi klasifikohet një kafshë në historinë e evolucionit të botës. Për shembull, këtu kemi objekte të ekspozuara, që i përkasin fillimit të jetës në Tokë, që nga koha e krijimit të saj," thotë Lari O'Rajlli, ciceron në muze.
Punonjësit e Muzeut thonë se disa nga ekspozicionet më të pëlqyera nga vizitorët, gëzojnë popullaritetin që kanë sot, falë regjisorit të Hollivudit Steven Spielberg, që i ka dhënë atyre një dimension të ri. Seriali i tij “Jurassic Park” ka zgjuar interesin për skeletet gjigande të Muzeut në Sallën e Dinaosaurëve. Matt Carrano është njëri prej punonjësve të Muzeut: "Dinosaurët më të vjetër që ne njohim janë rreth 225 milionë vjecarë dhe ata i përkasin periudhës Triasike. Pikërisht në atë periudhë, ka filluar jeta e dinosaurëve, të cilët kanë jetuar edhe në periudhën e mëpasme, atë Jurasike, e cila njihet mjaft mire, pikërisht për shkak të filmit. Dinosaurët po ashtu, jetuan në periudhën Kretake dhe në fund të saj, 65 milionë vjet më pare, ata u zhdukën. Kjo është pikërisht 60 milonë vjet para fillimeve të botës njerëzore që ne njohim. Pra, ka një hendek tepër të madh mes perudhës kur kanë jetuar dinosaurët e fundit dhe njeriut të pare," thotë zoti Carrano.
Fakte për jetën e dinosaurëve mund të gjindet mijëra vjet më pare, por rëndësia e këtyre gjetjeve filloi të kuptohet në vitet 1800, që përkojnë me filllimin e shkencës së paleontologjisë. Sot, janë identifikuar më tepër se një mijë tipe të ndryshme dinosaurësh dhe ata u pëlqejnë së tepërmi fëmijëve.
Ndërsa dinosaurët pëlqehen së tepërmi, punonjësit e muzeut thonë se ajo që tërheq më tepër vëmendjen e vizitorëve, është Hope Diamond, Diamandi i Shpresës, diamandi më i madh në botë, në ngjyrë deti të thellë. Ai është mbi 45 karat dhe mendohet të jetë një miliardë vjecar. Kjo bixhuteri me një vlerë të pacmueshme është vetëm njëri prej mijëra ekspozicioneve që ndiqen me interes në Muzeun e Historisë së Natyrës. //ad//