Lidhje

Studentes në Durrës i kërkohet të heqë perçen në klasë


Autoritetet në Universitetin e Durrësit e këshilluan një studente myslimane të mos e vinte perçen në fakultet.

Zyrtarët e universitetit njoftuan se i thanë studentes Behije Hoxha se mbajtja e perçes, dhunon parimet laike të arsimit publik në Shqipëri dhe i thanë të mos e verë më atë në klasë.

Ky veprim shkaktoi kritika të ashpëra të udhëheqësve myslimanë. Ata e quajtën këtë veprim shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG