Lidhje

Alcajmeri; Dhimbjet kronike të shtyllës kurrizore; Sëmundja Sepsis


Alcajmeri dhe dieta me prodhime deti

Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alcajmeri ose më pak në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit.

Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morrën në shqyrtim 200 pacientë me alcajmer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Grupit të pare iu dha Omega 3 në formë tabletash çdo ditë ndërsa grupit tjetër vetëm placebo. Pas 6 muajsh, shkencëtarët pane se disa pacientë që morrën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla ose placebo.

Megjithatë, tek pacientët ku sëmundja e Alcajmerit ndodhej në fazë tepër të zhvilluar, Omega 3 nuk kishte ndonjë efekt. Shkencëtarët thonë se në këtë fushë nevojiten studime të tjera dhe se tani për tani nuk janë gati të rekomandojnë marrjen e acidid omega 3 shtesë në formë tabletash për pacientët me alcajmer pak të zhvilluar.

Dhimbjet kronike të shtylllës kurrizore

Dhimbja në shtyllën kurrizore është një nga arsyet kryesore që njerëzit shkojnë për vizitë tek mjeku. Tani kirurgët janë në gjendje t’i trajtojnë disa dhimbje kronike të kurrizit duke zevendësuar me një unazë artificiale unazën e dëmtuar midis ruazave të shtyllës kurrizore. Kjo lloj teknologjie përdoret shpesh për zëvëndësimin e pjesëve lidhëse kuçit të gjurit e të kofshës. Por për here të pare tani po përdoret edhe për problemet e shtyllës kurrizore.

Dr. Richard Rabinowitz është një prej kirurgëve të pare në Shtetet e Bashkuara që vuri në zbatim këtë teknologji duke zëvëndësuar me unazë artificiale unazën e të shtyllës kurrizore tek një pacient.

Doktor Rabinovic pranë institutit orthopedic Aleksian Brothers, në rrethin e Çikagos thotë se shpreson që kjo teknologji do t’i lejojë specialistët të riprodhojnë me mjete plastike e metalike anatominë normale dhe biomekanikën e shtyllës kurrizore.

Duke vepruar kështu, ata shpresojnë të shmangin ndërhyrjet kirurgjike dhe problemet e tjera të shtyllës kurrizore. Në sajë të zevendësimit të unazave të dëmtuara me unaza plastike, pacientët rifitojnë të gjitha aftësitë që i kanë patur para se të sëmureshin.

Sëmundja Sepsis dhe trajtimi i saj me Xigris

Sepsis është një sëmundje bakteriale pak e njohur, megjithëse e 10 mes sëmundje më vdekjeprurëse. Ajo mund të shfaqet në çdo organ të trupit, mushkëri, veshka, tëmth e lëkurë.

Andi Marceu është gazetar. Kohët e fundit puna dhe jeta e tij për pak sa nuk u ndërprenë për shkak të sepsis. Tani ai ndjehet i lumtur që shpëtoi nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Në fakt, afro 60 përqind e njerëzve të prekur nga sepsis, vdesin prej saj Por Andi ishte me fat pasi mjekët e diagnostikuan në kohë problemin.

Andi thotë se sëmundja i filloi me të rrënqethura në trup sikur të kishte ftohtë, megjithëse moti atë ditë ishte i nxehtë. Brenda 30 minutash, ai u përshkua nga djersë të ftohta ndërsa infeksioni përhapej. Andi shkoi urgjentisht në qëndrën mjekësore të universitetit të Kansasit ku doktor Simpson e diagnostikoi me sepsis në fazë të rendë. “Fazë e rendë” cilësohet kur organizmi sulmon vetveten ndërkohë që lufton infeksionin. Në këtë rast, organet jetësore si truri e zemra, pushojnë së funksionuari për shkak të mos furnizimit me oksigjen. Në disa raste një gjendje e tillë shkakton vdekjen.

Në rastin e Andit veshkat ndërprenë funksionimin e tyre. Zakonisht mjekët përdorin antibiotikë për të trajtuar infeksionin që nxit sepsis. Por në këtë rast ata ndesheshin me vetë sepsisin në shkallën më të rendë kur jeta e pacientit ndodhej në rrezik. Në prova klinike, Xigris (Zygris) është treguar si i vetmi ilaç i efektshëm kundër sepsis në shkallë të rendë. Xigris i jepet pacientit nëpërmjet tubit intravenoz pa pushim për katër ditë rresht. I vetmi efekt anësor i këtij ilaçi është se ai shkakton hollimin e gjakut, gjë që shton gjasat për hemoragji. Prandaj mjekët tregohen të kujdesshëm kur thonë se Xigris nuk është për çdo njeri që vuan nga sepsis, dhe se për të përcaktuar përdorimin e tij nevojitet një ekzaminim i hollësishëm i pacientit.

Xigris filloi të përdorej për here të pare në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë 75 mijë vetë kanë shpëtuar nga vdekja si rrjedhojë e trajtimit me këtë metodë.

Doktor Simson, pranë universitetit të Kansasit thotë se megjithë përpjekjet e shumta për shpëtimin e jetës, sëmundja la pasoja tek Andi. Ai humbi të gjithë gishtat e këmbës dhe shumë prej gishtave të duarve. Por Andi thotë se ndjehet i lumtur, pasi është në gjendje të ecë e të punojë, në vend që të dergjet në shtratin e ndonjë spitali.

XS
SM
MD
LG