Lidhje

Banka Botërore miraton 8,5 milionë dollarë për energjinë në Kosovë


Bordi i Drejtuesve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një grant prej 8 presje 5 milionë dollarësh për zhvillimin e rezervave të mundshme të energjisë në Kosovë.

Ky grant do të jepet përmes Projektit të Asistencës Teknike për Energjinë e Linjitit dhe synon të mbështesë zhvillimin në Kosovë e cila vuan nga një nivel i lartë papunësie dhe mungesë e vazhdueshme e energjisë elektrike.

Investimi pritet të sjellë shumë përfitime për Kosovën, përfshirë ato që do të vijnë nga eksporti i energjisë në tregun e Evropës Juglindore. Megjithëse granti është një lajm i mirëpritur për Kosovën, ai nuk pritet të zgjidhë shumë prej problemeve ekonomike të saj.

Kosova, thuhet në deklaratën për shtyp të Bankës Botërore, duhet të vazhdojë të përmirësojë klimën e biznesit, me qëllim që të tërheqë investimet e huaja, të nxisë rritjen ekonomike dhe të krijojë më shumë vende pune.

Granti do të ndihmojë institucionet vetëqeverisëse në Kosovë të caktojnë regullat dhe ligjet për të lejuar investitorët privatë të fillojë të japin oferta për tenderin që do të zhvillohet në vitin 2007, për ndërtimin e një cetrali energjetik në vitin 2012.//lk

XS
SM
MD
LG