Lidhje

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë zyrtarisht OKBsë të ndëshkojë Phenianin për provën bërthamore


Shtetet e Bashkuara sot do t’i kërkojnë zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së ta ndëshkojë Korenë e Veriut për provën bërthamore që ky vend thotë se ka kryer.

Ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, ka qarkulluar një projektrezolutë, e cila do të vendoste sanksione të reja të ashpëra ndaj Phenianit. Kjo do të përfshinte një embargo të rreptë të armëve, ndalimin e udhëtimit dhe kufizime financiare ndaj këtij vendi.

Në Nju Jork, kanë filluar bisedimet në Këshillin e Sigurimit lidhur me projektin e rezolutës. Para se të nisej për të marrë pjesë në bisedime, ambasadori Bolton tha se do të ushtrojë trysni që Këshilli i Sigurimit të votojë nesër të premten. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Këshilli t’i dërgojë një sinjal shumë të qartë Koresë së Veriut.

Ambasadori i Kinës në OKB, Wang Guangya u tha gazetarëve se Këshilli i Sigurimit duhet ta dënojë me forcë veprimin e Koresë së Veriut, megjithatë ai shtoi se anëtarët ende po diskutojnë se sa i fortë duhet të jetë dënimi. Pheniani tha në fillim të javës se do t’i konsideronte sanksionet e ashpëra që mund t’i vihen, si një deklaratë lufte ndja vendit. Partia në pushtet në Japoni, miratoi sot sanskione të reja ndaj Koresë së Veriut, edhe më të ashpëra se ato që kërkon Këshilli i Sigurimit.

Mes sanksioneve të Japonisë, që u bënë të njohura në fillim të javës, janë ndalimi i të gjitha importeve nga Koraj e Veriut, ndalimi i kalimit të anijeve koreanoveriore në ujërat japoneze dhe ndalimi i hyrjes së shumicës së koreanoveriorëve në Japoni. //rd//

XS
SM
MD
LG