Lidhje

Rajs takon Massoud Barzanin, President i rajonit kurd të Irakut


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoliza Rajs u kërkoi udhëheqësve kurd të Irakut të punojnë me udhëheqësit arabë shiitë dhe suni për një vend demokratik e të bashkuar. Gjatë një vizite sot në rajonin autonom kurd në veri të Irakut, sekretarja Rajs i falenderoi kurdët për bashkëpunimin e tyre të gjatë me Shtetet e Bashkuara.

Ajo i bëri thirrje presidentit të rajonit kurd, Masud Barzani, të punojë me qeverinë në Bagdat për zgjidhjen e çështjes së të ardhurave nga nafta.

Zoti Barzani tha se ai është i anagazhuar për një Irak demokratik me një sistem federal. Po ashtu ai tha se nga të ardhurat nga nafta duhet të përfitojë i gjithë populli i Irakut.

Vizita e sekretares Rajs në Irbil bëhet pas shtimit të tensioneve në Irak për kontrollin e burimeve energjitike, një pjesë e mirë e të cilave ndodhet në rajonin kurd.

XS
SM
MD
LG