Tetë ish policë serbë po gjykohen në Beograd nën akuzat për vrasje lidhur me një masakër në Kosovë në vitin 1999.
Tetë të pandehurit, mes të cilëve edhe komandantë të lartë të policisë, akuzohen për vrasjen e 48 personave, shumica pjesëtarë të një familjeje në fshatin e Suha Rekës.
Mes viktimave kishte fëmijë e të moshuar. Trupat e tyre u zbuluan në vitin 2001 në një varr masiv në një kamp stërvitor në afërsi të Beogradit.
Gjyqi i sotëm është i pari në Sërbi në lidhje me varret masive. Llogaritet se rreth 10 mijë veta u vranë gjatë luftës së Kosovës.
Carla Del Ponte takohet me autoritetet në Beograd
Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, Carla Del Ponte, po takohet me autoritetet serbe në Beograd për të shqyrtuar planin e qeverisë për arrestimin e të dyshuarve kryesorë për krime lufte nga konflikti në ish Jugosllavi në vitet 1990-të.
Zonja Del Ponte dhe hetuesit ndërkombëtarë besojnë se Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç fshihen në Sërbi dhe mbrohen nga elementë konservatorë.
Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës u takua sot me prokurorin e Serbisë për krimet e luftës dhe pritet të takohet edhe me presidentin Boris Tadiç. Nesër ajo do të takohet me kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
//ze//