Lidhje

Pothuajse të gjitha trupat izraelite largohet nga Libani


Gati të gjitha trupat izraelite në Liban përfunduan tërheqjen e tyre, përveç një numri të vogël ushtarësh të pozicionuar në një fshat kufitar.

Shefi i Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban tha se disa trupa izraelite vazhdojnë të jenë në fshatin Gajar, i cili ndan kufirin midis Libanit dhe territorit sirian të pushtuar nga Izraeli. Komandanti i OKB-së tha se pret që këto trupa të largohen këtë javë.

Izraeli tha se pjesa e mbetur e trupave të tij e përfundoi tërheqjen sot më herët para se të fillojë festa hebraike Yom Kippur.

Izraeli kishte dërguar 10 mijë trupa në jug të Libanit për të luftuar Hezbollahun para një armëpushimi të vendosur më 14 gusht që i dha fund luftës njëmujore.

Rezoluta e OKB-së kërkon një tërheqje të plotë të trupave të Izraelit nga Libani dhe dislokimin e paqeruajtësve të huaj dhe trupave qeveritare libaneze në jug të vendit.

Izraeli ka ngurruar të tërheqë trupat e tij të fundi, duke cituar mosmarrëveshje lidhur me mandatin e forcave libaneze dhe ato të Kombeve të Bashkuara.

Rreth 15 mijë paqëruajtës ndërkombëtar dhe 15 mijë trupa libaneze pritet të mbikqyrin armëpushimin.

XS
SM
MD
LG